Aktualitet

Shqiptarët lejohen të udhëtojnë pa kufizime në vendet e BE-së

Shkruar nga Liberale
Shqiptarët lejohen të udhëtojnë pa kufizime në vendet e

Bashkimi Europian heq kufizimet e udhëtimit për tre vende ballkanike, mes të cilave është edhe Shqiperia.

Kryediplomatët e 27 vendeve të Unionit miratuan vendimin për të shtuar SHBA-të, Shqipërinë, Libanin, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Tajvanin në listën e vendeve nga të cilat ata do të lejojnë udhëtime jo-thelbësore.

Kjo nënkupton se shtetasit nga Shqipëria dhe këto vende të tjera do të lejohen të lëvizin për arsye turistike drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Vendet e BE rekomandohen gjithashtu të heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit për tetë vendet aktuale në listë – Australia, Izraeli, Japonia, Zelanda e Re, Ruanda, Singapori, Koreja e Jugut dhe Tajlanda.

Vende e BE-së ende mund të zgjedhin individualisht të kërkojnë një test negativ COVID-19, ose një periudhë karantine.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH