Aktualitet

Shqipëria zyrtarisht ‘e infektuar’, flet Silva Bino: Cili është gripi i tipit A që po qarkullon aktualisht në vendin tonë

Shkruar nga Liberale
Shqipëria zyrtarisht ‘e infektuar’, flet Silva Bino: Cili

Në Shqipëri autoritetet thonë se po qarkullon një virus i tipit A të gripit.

ISHP ka izoluar në laboratorët e tij variantin e gripit nga mostrat e analizuara të pacientëve. Në stinën e ftohtë pritet të ketë qarkullim të gripit, nën tipeve të tij,  prani të COVID-19 dhe viruseve të tjera respiratore. Ashtu si COVID-19 edhe gripi mund të rezultojë fatal për personat me imunitete te dobët apo të sëmurët kronike.

“Në këtë sezon kemi izoluar virusin e tipit A jemi duke kryer nën tipizimin por janë viruse të cilat bëjnë pjesë në shtamin i cili është i përfshirë në vaksinën ndaj gripit”, tha Silva Bino.

Aktualisht  në vend po bashkë qarkullojnë grip dhe Covid të cilët kanë simptoma të ngjashme dhe shpesh të ngatërrueshme. “Shfaqet me rrjedhje hundësh, me dhimbje koke, me temperaturë të lartë dhe nuk kemi pasur forma të rënda të gripit”, tha Bino.

Ekspertët paralajmërojnë se sëmundshmëria nga gripi është e rrezikshme dhe mund të marrë jetë njerëzish. “Gripi të merr jetën, sidomos kur je një person me risk, që ke një sëmundje bashkëshoqëruese, është një sëmundje e pabesë!”, u shpreh Bino.

Që nga fillimi i sezonit rezulton një interes i shtuar i popullatës për vaksinën e gripit. Sipas ISHP më shumë se 60% e sasisë së vaksinave është tërhequr nga kategoritë në risk.

Silva Bino rekomandon kryerjen e vaksinës së gripit  dhe COVID njëherësh, pavarësisht sa doza mund të keni marrë më herët.  Instituti i shëndetit publik po kryen identifikimin e nëntipeve të gripit në qarkullim. Ndërkohë në qendrat shëndetësore vijon kryerja e vaksinës së gripit e cila  në përmbajtjen e saj ka dhe shtamin e tipit A  tashmë prezent në vendin tonë. Këtë vit vihet re një kërkesë e shtuar nga popullata  për vaksinën e gripit, ndërsa e kundërta po ndodh me dozat anti-COVID.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH