Aktualitet

Shqipëria "vishet" kuqezi për 28 Nëntor, politika uron festën e Pavarësisë

Shkruar nga Liberale
Shqipëria "vishet" kuqezi për 28 Nëntor, politika uron

Shqipëria feston sot 111-vjetorin e Pavarësisë dhe krijimit të shtetit. Në Ditën e Flamurit në Tiranë, Vlorë dhe qytete të tjera do të organizohen aktivitete të ndryshme me rastin e festës së Pavarësisë. Në këtë ditë të shenjtë për shqiptarët  kanë ardhur  urimet e para nga politika.

"MIRËMËNGJES gëzuar përvjetorin e 111 të Flamurit të Pavarësisë.", ka shkruar kryeministri Edi Rama krahas fotos së publikuar në Facebook.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Ditën e Pavarësisë, shoqëruar me një foto të flamurit kuqezi.

"Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri!Uroj nga zemra të gjithë shqiptarët për festën e flamurit kuq e zi, simbolit tonë të shenjtë të lirisë dhe krenarisë kombëtare!", shkruan Basha.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta uron 28 Nëntorin, duke kujtuar heroin Gjergj Kastrioti Skënderbeun si dhe figurat historike si Ismail Qemali, Isa Boletini e Adem Jasharin.

"Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar, simbolit që bashkon të gjithë shqiptarët, Gjergj Kastrioti Skënderbeun dhe Ismail Qemalin, Isa Boletinin dhe Adem Jasharin! Nderimin më të thellë për Atin e Shqipërisë, themeluesin e shtetit tonë modern, Ismail Bej Vlorës dhe veprës së ndritur të shumë patriotëve të tjerë që përjetësuan 28 Nëntorin e vitit 1912! Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë!", shkruan Ilir Meta.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka  zgjedhur të urojë festën e Pavarësisë me një video ku shpaloset flamuri kuqezi, shoqëruar me këngën patriotike "Po ku ka si ty o Shqipëria ime".

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH