
Tashme, prej vitesh bar kafetë, mbajnë vendin kryesor si një ndër institucionet për të rëndësishme sociale, kulturore dhe argëtuese dhe për këtë mjafton të shikojmë numrin bar-kafe që operojnë në Shqipëri.
Viti 2018 shënuar rritje të importeve të kafesë si në sasi, ashtu edhe në vlerë. Sipas të dhënave të Doganës vitin e kaluar u importuan mbi 7,000 tonë kafe me një vlerë prej 28.6 miliardë lekë. Në krahasim me një vit më parë sasitë e importuara u rritën me 32%, ndërsa në vlerë u rritën me gati 20%.
Të dhënat e pesë viteve të fundit tregojnë se importet e kafesë u rritën sërish, pasi patën shënuar rënie gjatë 2017-s. Niveli më i lartë i sasive të importuara u shënua gjatë 2016-s me gati 8,500 tonë kafe të importuara.
Në Shqipëri konsumohet 2.5 kg kafe për frymë
Sipas përllogaritjeve të Monitor, gjatë vitit 2018 një shqiptar konsumoi mesatarisht 2.5 kg kafe, duke shënuar kështu rritje në raport me një vit më parë. Me një kilogramë kafe një barist mund të bëjë mesatarisht 120 deri në 150 filxhanë kafe. Kështu një shqiptar ka konsumuar mesatarisht 300 deri në 375 kafe në vit. Megjithatë, kur përllogaritet konsumi i kafes për frymë merret në total e gjithë popullsia, por duke marrë në konsideratë se fëmijët nuk konsumojnë kafe, konsumi tek të rriturit mund të jetë edhe më i lartë.
Përllogaritja e kafesë së konsumuar për frymë është bërë duke ju zbritur importeve sasinë e kafes së eksportuar jashtë dhe duke e pjesëtuar në raport me popullsinë.
Shqipëria eksporton sasi modeste të kafes në vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Të parët në botë për numrin e lartë të bar-kafeve
Sipas të dhënave më të fundit të Anketës Strukturore të INSTAT-2016, në Shqipëri numri i bar-kafeve e restoranteve arriti në 18,795 (14,200 bare dhe 3,965 bar restorante), me një rritje prej 6.3% në raport me vitin e mëparshëm (janë hapur rreth 1200 bar-kafe të reja në një vit dhe janë mbyllur 96 bar-restorante)
Në raport me popullsinë prej 2.87 milionë banorësh, në Shqipëri ka 654 bar-kafe për 100 mijë banorë, sipas përllogaritjeve të “Monitor”, ose 1 bar kafe për 152 banorë.
Shqipëria ia kaloi në 2016-n edhe Spanjës, e cila deri tani mbante rekordin në Bashkimin Europian (BE) dhe në botë për numrin e lartë të bar-kafeve për banorë, me 592 bar kafe për 100 mijë banorë, ose një bar-kafe për 169 banorë, sipas një studimi të fundit të BE.
Nga vjen kafja që konsumojmë
Rreth 60% e sasive të importuara në vitin 2018 kishin si vend origjinë Italinë, sipas të dhënave të Doganës. Importet nga vendi fqinj përllogariten të jenë rreth 16.9 milionë dollarë. Në vend të dytë renditet kafeja e importuar nga Brazili me rreth 22% të totalit të vlerës së importeve apo 6.5 milionë dollarë. Në vend të tretë renditen importet nga 10% totalit dhe vlerë prej 3 milionë dollarë, ndërsa kafeja e ardhur nga Vietnami përbën 6% të totalit me një vlerë prej 1.6 milionë dollarë.
Dita ndërkombëtarë e kafesë, sa importon Europa
Në vitin 2018, BE importoi mbi 3 milion ton kafe nga jashtë, 12% më shumë se 10 vjet më parë. Këto importe ishin me vlerë 7.8 miliardë euro.
Pjesa më e madhe e kafesë e importuar në 2018 nga vendet jo të BE vinin nga dy vende: Brazili (901,000 ton të importuar në BE, ose 29% e totalit të importeve jashtë-BE) dhe Vietnami (770,000 ton, 25%).
Ata u pasuan nga Honduras (228,000 ton, 7%), Kolumbia (173,000 ton, 6%), Uganda (161,000 ton, 5%), India (157,000 ton, 5%), Peru (127,000 ton, etj.) 4%) dhe Etiopi (87,000 ton, 3%).
Këto importe ishin kryesisht në Gjermani (me 1.1 milion ton të importuar, ose 36% të totalit të importeve ekstra-BE) dhe Italisë (587,000 ton, 19%), përpara Belgjikës (277,000 ton, 9%), Spanjë (260 000 ton, 8%), Franca (220,000 ton, 7%) dhe Mbretëria e Bashkuar (193,000 ton, 6%).
Gjermania dhe Italia, prodhuesit kryesorë të kafesë
Në vitin 2018, në BE u prodhuan mbi 1.8 milion ton kafe, 3% më pak se 10 vjet më parë. Prodhimi i kafesë së BE-së ishte me vlerë 10.5 miliardë euro, ndërsa përllogaritet me rreth 3.4 kilogramë për banorë.
Ndër shtetet anëtare të BE-së, Gjermania ka prodhuar nga kafeja më shumë kafe të pjekur në vitin 2018 me 551 mijë ton, ose 31% e prodhimit të përgjithshëm të BE, e ndjekur nga Italia me 414 mijë ton, 23%, pasuar nga Franca me 139 mijë tonë, 8 %, Spanja dhe Holanda, secila me 138 mijë tonë, 8% si dhe Suedia me 91 mijë tonë, 5%.
Në vitin 2018, këto gjashtë shtete anëtare të BE prodhuan 83% të prodhimit të përgjithshëm të kafesë së pjekur në BE./Monitor.al
[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1090858,1090860,1090861"]