Ekonomi

Shqipëria, vendi me borxhin më të lartë publik në rajon

Shkruar nga Liberale
Shqipëria, vendi me borxhin më të lartë publik në rajon

Borxhi që qeveria ka marrë për të kryer shpenzime shtesë, që nuk arrijnë të mbulohen nga të ardhurat buxhetore vlerësohet të ketë arritur në 82.7% të prodhimit të Brendshëm Bruto në tremujorin e dytë 2022.

Sipas raportit të fundit të Komisionit Europian, për vendet kandidate dhe para kandidate për në Bashkimin Europian, sa i përket Shqipërisë, borxhi që qeveria ka marrë për të kryer shpenzime shtesë që nuk arrijnë të mbulohen nga të ardhurat buxhetore vlerësohet të ketë arritur në 82.7% të prodhimit të Brendshëm Bruto në tremujorin e dytë 2022,

Ky është niveli më i lartë i borxhit në rajon.

Sipas raportit të Komisionit Europian, stoku i borxhit publik u rrit në 82.7% të PBB-së, në rritje nga 74.9% në tremujorin e mëparshëm dhe 68.8% të PBB-së një vit më parë.

Ministria e Financave, në buletin e borxhit publik, e raporton nivelin e borxhit në nivele shumë më të ulëta prej 69.5% të PBB-së në tremujorin e parë 2022, në rënie nga 73.1% në fund të vitit 2021.

Në rajon, nivelin më të ulët të borxhit publik e ka Kosova, me 20.3% të PBB-së, Bosnjë Hercegovina (35.4%), Maqedonia e Veriut (47%), Serbia (56.5%), dhe Mali i Zi (76.6%).

Në vitin 2020, të gjitha vendet e rritën borxhin publik për shkak të paketave të ndihmës, për të mbështetur ekonominë dhe qytetarët që u goditën nga karantina.

Rekordin e borxhit dy vjet më parë e arriti Mali i Zi, që e çoi atë në mbi 100% të PBB-së. Shqipëria, ndonëse e rriti borxhin dha paketat më të ulëta të ndihmës me rreth 1% të PBB-së, sipas vlerësimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtare.

Me rimëkëmbjen e ekonomisë borxhi filloi të ulej në të gjitha vendet, me një përjashtim, në Shqipëri, duke iu referuar shifrave të Komisionit Europian rezulton që tendenca është në rritje.

Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtare e ka rekomanduar vitet e fundit qeverinë që të ulë borxhin publik. Problem mbetet kur paratë shpërdorohen ose nuk shkojnë në destinacionin e duhur dhe askush nuk mban përgjegjësi, ndërsa nga ana tjetër në një situatë të tillë rruga më e thjeshtë është marrja e borxhit, sepse një të tillë e paguajnë të gjithë. /Liberale.al/ 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH