Aktualitet

Shqipëria sot në heshtje zgjedhore

Shkruar nga Liberale
Shqipëria sot në heshtje zgjedhore

Pas mbylljes një ditë më parë të fushatës elektorale të partive politike që do të konkurrojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit, sot është heshtje zgjedhore

Politikanët e kanë ligjërisht të ndaluar që të bëjnë thirrje politike drejt zgjedhësve dhe të japin mesazhe politike.

“Dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore”, thuhet në nenin 77 të Kodit Zgjedhor.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH