1

Shqipëria shkëlqen në “Elbasan Arena”, 5 gola kundër San Marinos

               Publikuar në : 22:54 - 08/09/21 liberale

Shqipëria bëri një paraqitje fantastik në “Elbasan Arena” duke fituar me lehtësi 5-0 dhe duke marrë vendin e dytë në renditjen e Grupit I.

Rey Manaj zhbllokoi rezultatin në minutën e 32-të pas një veprimi të bukur në zonë. Fraksioni i dytë ishte i frikshëm për kuqezinjtë tanë që dhuruan spektakël dhe nuk kishin të ndalur në gola.

Qazim Laçi realizoi një super gol nga jashtë zone, ndërkohe që më pas Broja dhe Hysaj shënuan dy gola të tjerë, falë Odise Roshit.

Shqipëria nuk u mjaftua me kaq, pasi 10 minuta nga fundi, Broja shërbeu një super pasim për Uzunin që e pati të thjeshtë për të shënuar.


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back