
Aktualitet
Shqipëria, shënjestër e Iranit? Ja çfarë thotë gjenerali amerikan

Gjenerali amerikan Michael Barbero, i pranishëm në një takim në Tiranë për sfidat e sigurisë, foli edhe për sulmin e fundit të Iranit ndaj bazave amerikane në Irak.
I pyetur nga gazetarët, nëse Shqipëria është shënjestër e Iranit, Barbero deklaroi se vigjilenca duhet të jetë në përpjekjet kundër terrorizmit dhe kundër sulmeve kibernetike.
“Fatkeqësisht çdo mik i SHBA apo aleati ynë mund të shikohet si një shënjestër. Për këtë vigjilenca është mjaft e rëndësishme veçanërisht në fushën kibernetike, pasi Irani ka disa aftësi mjaft të sofistikuara për sulmet kibernetike. Për këtë arsye Shqipëria duhet të tregohet mjaft vigjelinetë në përpjekjet kundër terrorizmit dhe kundër sulmeve kibernetike“, tha ai./Gazeta Liberale
Tags: gjenerali amerikan, iran, Michael Barbero, shenjester, shqiperi, sulme terroriste dhe kibernetike