Politikë

Shqipëria nuk u ngjit me dy satelitët e saj në ‘hapësirë’, shkarkohet zyrtari i lartë i ministrisë

Shkruar nga Liberale
Shqipëria nuk u ngjit me dy satelitët e saj në

Shqipëria, sipas planit të kryeministrit Edi Rama, duhet të kishte sot në orbitë dy satelitët e saj. Por veç premtimit, sot vendi ynë nuk ka përgatitur as projektin e satelitëve.

Për këtë arsye është shkarkuar nga detyra Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Ardian Kamenica.

Bëhet me dije se Kamenica është shkarkuar nga detyra pasi nuk ka arritur të realizojë planin për ngritjen e 2 satelitëve, “Albania 1” dhe “Albania2”.

Vendin e Kamenicës është vendosur Geraldina Brodani.

Rreth një vit më parë kryeministri Edi Rama paralajmëroi në Kuvend se Shqipëria deri në muajin mars do të dërgojë në orbitë, dy satelitë, të emërtuar “Albania 1 dhe Albania 2”, të cilat, sipas tij, do të monitorojnë territorin dhe do të evidentojnë veprimtaritë e kundërligjshme.

Duhet theksuar fakti se shumë vend të BE, përfshirë edhe Greqinë, nuk kanë pajtuar satelitë në hapësirë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH