Kryesore

Shqipëria nën ujë

               Publikuar në : 09:25 - 11/01/21 liberale

Situata nga reshjet masive të shiut është problematike në disa zona të vendit, sidomos në Shkodër, Lezhë, Vlorë, Durrës, Elbasan e Librazhd. Mijëra hektarë tokë janë të pushuar nga uji, ndërkohë që disa rrugë dhe ura janë bërë të pakalueshme nga çarjet e tokës dhe shkarjet e dheut.

Situata nga reshjet masive të shiut është problematike në disa zona të vendit, sidomos në Shkodër, Lezhë, Vlorë, Durrës, Elbasan e Librazhd. Mijëra hektarë tokë janë të pushuar nga uji, ndërkohë që disa rrugë dhe ura janë bërë të pakalueshme nga çarjet e tokës dhe shkarjet e dheut.

Në Qarkun e Shkodrës shqetësues mbetet fakti që ka një rritje me 10 cm të ujit në Lumin Drin nga një ditë më parë dhe situata mund të përkeqësohet në vijim. Tokat bujqësore vijojnë të jenë të përmbytura, ku në total ndodhen nën ujë 1595 hektarë. Zona më e goditur është ajo e Anës së Malit me rreth 80 hektarë tokë të përmbytura, ndërsa fshati më problematik është ai i Obotit, ku rruga është e pakalueshme dhe niveli i ujit arrin deri në 50 cm. Bashkia e Shkodrës ka furnizuar me ujë të pijshëm banorët në këtë fshat.

Gjithashtu, në Velipojë raportohet për dy banesa me probleme, ku uji arrin në 30 cm. Vetëm në Njësinë Velipojë raportohet për probleme në dy shtëpi dhe në Obot, ku rruga është e pakalueshme, por banorët po transportohen me një mjet të tonazhit të rëndë.

Tokat janë të përmbytura dhe ka dëme të konsiderueshme në të mbjellat. Transporti po bëhet vetëm me mjetin e ushtrisë, pasi rruga është e pakalueshme për mjetet e tjera.

Në Qarkun e Lezhës deri tani rreth 3000 ha tokë bujqësore ndodhen nën ujë. Reshjet e këtyre ditëve kanë sjellë edhe dëmtime urash, rrugësh dhe banesash. Në Bashkinë Lezhë deri më tani janë evakuuar 27 familje, të cilat rrezikoheshin nga përmbytjet, ndërsa dëmet e mëdha në tokat bujqësore në Zadrimë dhe Torovicë priten te llogariten pas largimit të ujit.

Rruga lidhëse Kallmet-Ungrej është shembur në një gjatësi afro 100m dhe ndërhyrja për riparim duket që do të vonojë, pasi ndodhet në një terren të thyer malor. Kjo është një rrugë e ndërtuar në vitin 2013, por që pas inaugurimit problemet me rrëshqitjen ishin evidente në disa pika të këtij segmenti. Shpyllëzimi i malit, si dhe mungesa e mirëmbajtjes së rrugës, ka bërë që jeta e banorëve të kësaj zone të vihet në rrezik të vazhdueshëm.

“Situata mund të agravojë”! Rama në Lezhë

Kryeministri Edi Rama ishte në terren, për të parë nga afër situatën e rëndë të krijuar nga përmbytjet, pas reshjeve masive të shiut të rënda ditët e fundit.

Në Lezhë, që është një ndër zonat më problematike së bashku me kryebashkiakun Pjerin Ndreu, Rama ka parë nga afër një pikë kritike, ku nga reshjet ka rrëshqitje masive dheu, duke rrezikuar disa banesa.

“Kanë ndërtuar pa leje”-tha Rama, ndërsa, kreu i basjhkisë Pjerin Ndreu tha se “ë gjithë pa leje kanë ndërtuar këtu, sepse nuk lejohej. Por, në fakt, duhet me ndërhy. Kjo zonë nuk ka qenë e lejueshme për të ndërtuar. Nuk është hera e parë që ndodh kjo.|

Sipas kryeministrit , përtej këtyre detajeve, Lezha e ka mbajtur shumë mirë situatën. “Lezha e ka mbajtur shumë mirë, përveç zonës së Zadrimës, që mban edhe zonat e tjera dhe ka marrë ngarkesë. Kemi bërë një punë të madhe, që nuk na ka çuar në katastrofë. Kemi ndërhyrë me mbi 50 kamionë në argjinaturë, në dy pika shumë të rrezikshme, dhe e izoluam. Reshjet ranë pak, por prapë situata atje është problematike. Kemi evakuuar mbi 40 familje.”- shtoi Ndreu.

Ndërsa Rama tha se Sikur mos të kishim bërë gjithë atë punë, do të ishin mijëra familje të evakuuara, sic ndodhi në atë përmbytjen e 2010-ës. Mbrëmë pas gjitha të dhënat, fola dhe me Becin, dhe pashë që intensiteti i reshjeve ishte shumë më i madh. Kur vjen një intensitet i tillë reshjesh, jo ne, po as Gjermania apo Parisin nuk ka cfarë bën. Në këtë rast, gjëja më e rëndësishme është që janë mbrojtur banesat. Numrat janë të vegjël, 40 familje që evakuohen është numër shumë i vogël, por me ato do të merremi.”

Basha në Shkodër

Kreu i PD Lulzim Basha, ka vijuar vizitat në zonat e përmbytura në Shkodër. Krah krye bashkiakes Voltana Ademi, Basha tha se është koha për ta lënë mënjanë politikën, ndërsa i bëri apel qeverisë që të marrë masa të menjëhershme për të normalizuar situatën. Sipas tij gjendja mund të ishte menaxhuar më mirë.

“Ndodhem këtu për të qenë pranë qytetarëve të Shkodrës për të përballur një situatë të rëndë. Në këtë situatë krizash siç është pandemia e cila po na kushton dhe jetë njerëzish. Nuk është koha për politikë por nuk mund të mohohet se gjendja mund të jetë më e mirë menaxhuar. Kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me Ademin dhe me përfaqësuesit tanë në zona të goditura rëndë. Duhen marrë masa urgjente. Duhet të ketë transparencë. Sasia e derdhjeve shtesë është dyfishuar”, tha kreu i PD.

Po ashtu ai theksoi se PD do të bëjë gjithçka për të ndihmuar banorët, ndërsa theksoi që qeveria duhet të lërë mënjanë propagandën, por të ndihmojë qytetarët.

“Me këtë mot situata do vijë duke u përkeqësuar. Duhen marra masa urgjente. Banorët po pësojnë goditje pas goditjesh., Mund dhe duhet të bëhet sa më shumë për të mbajtur nën kontroll situatën. Do vazhdoj të qëndroj pranë banorëve. Njerëzit tanë po punojnë me mish e me shpirt. Detyra kryesore e qeverisë është të bëjë gjithçka për të mirë menaxhuar situatën.  Një mirë menaxhim i mirë mund të kufizojë dëmet dhe mund të kishte parandaluar deri më tani. Situata po percipton me shpejtësi. Ti shtrohet punës. Unë do bëj gjithçka për të ndihmuar banorët e Shkodrës, përfaqësuesit tanë ndodhen në terren pranë familjeve të goditura”, shtoi Basha.

Po kështu nw zonat e përmbytura ishte dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e cila tha se

se gjithë këtë situatë e ka sjellë mungesa e seriozitetit nga shteti, si dhe mungesa e ndihmave.

Fermeri i një toke të përmbytur i shpjegoi Kryemadhit dëmet që i kishte shkaktuar uji si dhe problemet në infrastrukturë. Kryemadhi kritikoi në përgjithësi politikën duke theksuar se politikanëve shpesh kanë mbyllur sytë për hir të stabilitetit rajonal, dhe kjo i është kthyer në një destabilitet ekonomik, prandaj duhet ndryshuar mentaliteti.

BBC: Pas Spanjës, “stuhi bore dhe shiu në Shqipëri

Stuhia “Filomena” ka shkaktuar sasi të mëdha dëbore në pjesë të ndryshme të Spanjës, ndërsa gati gjysma e vendit ndodhet në alarm të kuq të gatishmërisë.

Udhëtimet rrugore, hekurudhore dhe ajrore janë ndërprerë dhe ministri i Brendshëm Fernando Grande-Marlaska tha se vendi po përballej me “stuhinë më të fortë në 50 vitet e fundit”.

Madridi, një nga zonat më të prekura, ka parë deri në 20 cm dëborë. Më në jug, stuhia bëri që lumenjtë të dilnin nga brigjet e tyre.

Katër vdekje janë raportuar deri më tani si rezultat i “Filomena”. Zyrtarët thanë se dy persona u gjetën të ngrirë për vdekje – njëri në qytetin Zarzalejo, në veri-perëndim të Madridit dhe tjetri në qytetin lindor të Calatayud. Dy persona që udhëtonin në një makinë u morën me vete nga përmbytjet pranë qytetit jugor të Malaga. Ndërsa bora ra në Madrid të premten në mbrëmje, një numër automjetesh u bllokuan në një autostradë pranë kryeqytetit. Aeroporti i qytetit Barajas është mbyllur, së bashku me një numër rrugësh, dhe të gjitha trenat nga Madridi janë anuluar.

Stuhia që ka goditur Spanjën pritet të zhvendoset javën e ardhshme drejt rajonit të Ballkanit. Parashikimi i motit i rrjetit të BBC, bën me dije se stuhia me reshje të shumta shiu dhe dëbore do të përfshijnë kryesisht Shqipërinë dhe Greqinë por vende të tjera në rajon.

Shkumbini del nga shtrati, Braçe: Largohuni menjëherë! Prurjet e lumit janë rritur, jeni në rrezik

Lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati në Papër si pasojë e reshjeve të dendura të shiut kësisoj zv/ kryeministri Erion Braçe ka paralajmëruar për rrezikun që sjell.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Braçe shkruan se prej mëngjesit të sotëm prurjet janë shtuar me shumëfish deri në 800 metër kub ujë në sekondë, ndaj u bën thirrje banorëve të Tërbufit nga Cerma e sipërme në Proshkë, Pasha, Shkumbin, Sulzotaj, që të largohen vetë e të largojnë bagëtitë dhe çdo gjë tjetër nga buza e lumit në argjinaturë.

Të njëjtn paralajmërin Braçe ka edhe për gjithë banorët e fshatrave buzë Shkumbinit nga Papri në Peqin e Rrogozhinë.

“Shkumbini po sjell rrezik! Prurjet e lumit shkumbin prej mengjesit te sotem janw rritur me shumefish deri ne 800 meter kub uje ne sekonde! Cdo banor i Terbufit nga Çerma e siperme ne Proshke,Pasha, Shkumbin, Sulzotaj, te largohet vete e te largoje bageti, mjete e cka tjeter nga tokat nga buza e lumit ne argjinature! Tani! I njejti lajmerim vlen per te gjithe banoret e fshatrave buze Shkumbinit nga Papri ne Peqin, Rrogozhine! Edhe nje here; Hiqni cdo gje nga toka buze lumit deri ne argjinature tani”, tha ai. /Gazeta Liberale

 


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back