Aktualitet

Shqipëria mes 10 shteteve në botë për kërkesat për azil në vendet e BE

Shkruar nga Liberale
Shqipëria mes 10 shteteve në botë për kërkesat për

Shqipëria renditet mes 10 shteteve në botë që kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Europian në muajin tetor të vitit 2021.

Zyra Evropiane për Mbështetjen e Azilit bën me dije se në total gjatë këtij muaji janë depozituar në vendet e BE-së 65.400 kërkesa për azil, duke shënuar një rënie prej 8 për qind në krahasim me shifrat e shtatorit.

Shtetasit nga Afganistani zënë vendin e parë në botë për numrin e azilkërkuesve, por ndërkohë është shënuar një rënie me 6 000 aplikime në krahasim me muajin shtator.

Kërkesat për azil:

Afganistani 11.300

Siria 10.600

Iraku 3. 100

Turqia 2.600

Venezuela 2.500

Bangladeshi 2.400

Pakistani 2.300

Kolumbia 1.800

Gjeorgjia 1.700

Shqiptaria 1.500

Rreth 3 300 aplikime u depozituan nga të mitur të vetëdeklaruar të pashoqëruar.

Autoritetet e azilit në vendet e Bashkimin Europian dhanë 46 100 vendime të shkallës së parë në tetor. 91% e shtetasve afganë që kishin depozituar kërkesë morën statusin e refugjatit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH