Aktualitet

Shqipëria merr zyrtarisht kryesinë e OSBE

Shkruar nga Liberale
Shqipëria merr zyrtarisht kryesinë e OSBE

Shqipëria ka marrë sot zyrtarisht kryesinë e OSBE-së. Lajmin e ka dhënë ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.

"Pas një lobimi të fuqishëm dhe pas një pune kapitale përgatitore nga diplomacia shqiptare, një punë e përkrahur edhe nga aktorë të rëndësishëm evropianë, si në rrafshin politik e programatik ashtu dhe në rrafshin organizativ e logjistik, Shqipëria sot është krejtësisht e gatshme për të udhëhequr një Kryesi të besueshme, bashkëpunuese dhe efektive”, shkruan Cakaj në Facebook.

OSBE është organizata më e madhe në botë, e orientuar nga siguria. Ajo u krijua në vitin 1975, në kohën e Luftës së Ftohtë, si një forum Lindje-Perëndim. Aktualisht 57 shtetet e saj anëtare shtrihen në Europë, Azi dhe Amerikën Veriore.

Mandati i OSBE-së përfshin edhe kontrollin e armëve, promovimin e të drejtave njerëzore, lirinë e shtypit dhe zgjedhjet e ndershme.

OSBE angazhohet gjithashtu në parandalimin e konflikteve, menaxhimin e krizave dhe reabilitimin post-konflikt. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH