Aktualitet

Shqipëria, me dyfishin e mesatares së vdekjeve foshnjore në rajon

Shkruar nga Liberale
Shqipëria, me dyfishin e mesatares së vdekjeve foshnjore në rajon

Që pas rënies së komunizmit, të dhënat zyrtare tregojnë se vdekshmëria foshnjore është përkeqësuar ndjeshëm vitet e fundit në vendin tonë.

Edhe pse mirëqenia, kujdesi, infrastruktura dhe teknologjia është përmirësuar ndjeshëm, gjatë viteve të fundit ka një rritje të normës së vdekshmërisë foshnjore. Të dhënat zyrtare tregojnë se Shqipëria mban vendin e parë në rajon.

Eurostat në një raport për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë vërejti se, Shqipëria e kishte vdekshmërinë foshnjore 10.3 për 1000 lindje, fenomen, i cili ishte i lartë edhe më 2020 me 10 foshnje për 1000 lindje. Sipas Eurostat, kjo normë ishte më shumë se dyfishi i mesatares rajonale.

Pas Shqipërisë Kosova renditet me normën më të lartë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me 8.7 foshnje të vdekura për 1000 lindje, Maqedonia e Veriut me 5.6, Serbia me 4.8 dhe Mali i Zi me 2.4 vdekje për1000 lindje. Në vendet e BE-së norma mesatare e vdekshmërisë foshnjore për vitin 2019

Nga të dhënat zyrtare rezulton se në shkallë vendi, në vitin 2020 humbën jetën 281 foshnja deri në 1 vjeç, ndërsa në vitin paraardhës 293 foshnja, niveli më i lartë që nga viti 2012.

Publikimet e INSTAT tregojnë se, gjatë vitit 2020 fatalitetet në moshat 0-1 vjeç u rritën në qarqet e Gjirokastrës, Korçës, Lezhës, Elbasanit dhe Vlorës, në raport me vitin paraardhës. Por ekspertët e shëndetit publik në vend, shpjegojnë se, Shqipëria, që nga fillimi i viteve 1990, e kishte përmirësuar dukshëm normën e vdekshmërinë nën 1 vjeç.

Rikthimi i fenomenit tregon se sistemi shëndetësor sidomos në kujdesin neonatal po përballet me dobësi në asistencën që jepet për foshnjën në 28 ditët e para të jetës, kjo për mungesë perso0neli mjekësor, apo neglizhencë. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH