Aktualitet

Shqipëria i dhuron vaksina Kosovës, Rama: Ja kur i dërgojmë

Shkruar nga Liberale
Shqipëria i dhuron vaksina Kosovës, Rama: Ja kur i dërgojmë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nga java e ardhshme pritet që Shqipëria t’i dhurojë disa doze vaksine anti-covid Kosovës.

Në një prononcim për mediat, pak pasi bëri dozën e parë të vaksinës anti-covid, Rama tha se kjo është diçka simbolike, ndërsa shtoi se në hall dhe në gëzime, Kosova dhe Shqipëria janë një.

“Mos kin i merak se s’do ngelet askush pa doza. Për mua është me rëndësi që edhe në Kosovë, pavarësisht se nuk e zgjidhim dot problemin që kanë. Pasi nuk kanë siguruar vaksinën dhe presin COVAX, që është platformë, që të mund të fillojnë të paktën në frontin e parë, atje ku është vija e zjarrit, në spitalin COVID të Prishtinës. Dozat që mund ti japin Kosovës duke nisur nga java e ardhshme janë simbolike. Por është me rëndësi që në këtë rasti mos të mendojmë si BE, por të mendojmë se nuk jemi vetëm ne, pasi Kosova dhe Shqipëria janë një dhe në gëzim dhe në hall. Të paktën nëse është në hall, nëse s’ua zgjidhim dot të paktën t’ua qajmë.”, pohoi Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH