Aktualitet

Shqipëria i dhuroi 1 milionë euro për rimëkëmbjen, cila ishte ndihma e Ukrainës për tërmetin e 26 Nëntorit?

Shkruar nga Liberale
Shqipëria i dhuroi 1 milionë euro për rimëkëmbjen, cila

Në Konferencën e Donatorëve që u mbajt sot në Varshavë të Polonisë, Shqipëria dhuroi  1 milionë euro për Ukrainën, ndërkohë që në total nga të gjitha vendet e Europës u mblodhën 6.5 miliardë dollarë.

Në konferencë ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, i cili bëri të ditur donacionin e Shqipërisë për Ukrainën, duke thënë se shpreson që lufta të mbarojë sa më parë.

Ndryshe nga Shqipëria, që dhuroi 1 milionë euro, Ukraina nuk dha asnjë ndihmë për vendin tonë për rindërtimin nga tërmeti I vitit 2019. Në listën që u publikua pas përfundimit të Konferencës, Ukraina mungonte, ndërkohë që në ndihmë vendit tonë i erdhën edhe shtete më të vogla dhe me më pak mundësi ekonomike.

Konferenca për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit tragjik të 26 nënorit 2019 u mbajt edhe në 17 shkurt 2020. Në atë konferencë u mblodhën 1.15 miliardë euro, ku pjesa më e madhe ishin në formë huaje, ndërkohë që rreth 350 milionë euro ishin grante.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH