Aktualitet

Shqipëria do të furnizojë me qymyr Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

Shkruar nga Liberale
Shqipëria do të furnizojë me qymyr Serbinë dhe

Një sërë diskutimesh kanë qenë në fokus të kabinetit qeveritar mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut e cila u zhvillua në Tiranë.

Një temat kryesore që u diskutua ishte bashkëpunimi dhe prodhimi i energjisë elektrike.   Zëvendësministri i Energjisë, Ilir Bejtja ka njoftuar se është rënë dakord që Shqipëria do të furnizojë me qymyr Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut që ato të prodhojnë energji elektrike.

Benefiti që do të ketë Shqipëria nga këto 2 shtete është fakti se do të hiqen kufizimet për të furnizuar vendin tonë me produkte ushqimore.

Bejtja ka njoftuar se deri në shtator do ketë një plan konkret bashkëpunimi mes këtyre shteteve.

“Në shtator të kemi një plan të përbashkët për shfrytëzimin e burimeve respektive që janë të ndryshme midis palëve për sigurimin e energjisë brenda rajonit me qëllim që të ulim sa më shumë efektet e importit të energjisë. Pala serbe kërkoi që të ketë më tepër furnizime qymyri dhe ne kemi rezerva qymyri për t’i ofruar, dhe në këtë aspekt na duhet të punojmë për të bërë specifikimet teknike dhe fizike të qymyrit që kemi dhe sa shpejt mund të bëhet i vlefshëm për tu eksportuar drejt Serbisë.

Po kështu edhe Maqedonia e Veriut e cila ka prodhim të energjisë me qymyr dhe kërkojë të kishte shfrytëzim të këtyre kapaciteteve. Nga ana tjetër pala maqedonase u shpreh e gatshme që të bashkëpunojë me palën shqiptare në përshpejtimin e procedurave për të pasur sa më shpejt gazin e lëngshëm dhe gazit natyral në tregun rajonal.

Mund të kryejmë investime të përbashkëta sidomos nga pala maqedonase sidomos në burimet e rinovueshme duke shfrytëzuar mundësitë që ofron Shqipëria në panele fotovoltaike, dhe kombinimi me kontrata afatgjata i furnizimit të tre vendeve me energji që të kemi çmime sa më të favorshme. Kjo do të bëjë të mundur që të kemi shkëmbimin e energjisë mes vendeve më parë dhe më pas shkëmbimin e energjisë me rajonin”- tha zv.ministri Bejtja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH