Aktualitet

Shqipëria dhe Kosova fond të përbashkët për shqiptarët në Mal të Zi 

               Publikuar në : 21:47 - 04/12/20 liberale

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku u takua edhe me Presidenten në detyrë të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin.

Sipas detajeve të publikuara në profilin e tij në “Facebook”, ministri Cakaj, bëri me dije se fokusi i takimit u vendos mbi qasjen e përbashkët që të dy vendet duhet të kenë përsa i përket çështjeve në rajon dhe me gjerë.

Kryediplomati Cakaj bëri me dije se Kosova e Shqipëria tashmë kanë lidhur marrëveshjen për fillimin e punës për ngritjen e fondit ndër-shtetëror për mbështetje të shqiptarëve në Mal të Zi.

“Kosova e Shqipëria tashmë kanë lidhur marrëveshjen për fillimin e punës për ngritjen e fondit ndër-shtetëror për mbështetje të shqiptarëve në Mal të Zi. Ky nuk është thjesht një veprim konkret, që dëshmon bashkëpunim të thellë në fushën e politikës së jashtme, por edhe marrje e përgjegjësive për mbështetje më të madhe e kujdes të shtuar për shqiptarët në rajon”, shkruan Cakaj.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back