Sociale

Zyrat postare nuk shpërndajnë pensionet e invaliditetit: Ka mungesë fondesh!

Shkruar nga Liberale

Zyrat postare nuk shpërndajnë pensionet e invaliditetit: Ka

Data 1 e çdo muaji është e shumëpritur nga të gjithë, dhe aq më tepër nga pensionistët. Por jo rrallëherë ata kthehen duarbosh në shtëpi pasi sipas zyrave të postave nuk ka mjaftueshëm fonde.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe këtë 1 mars në zyrën postare 32-1015 , ku pensionet e invaliditetit nuk janë tërhequr nga pensionistët pasi sipas punojësve, ka mungesë fondesh duke i kthyer kështu pensionistët me xhepat bosh dhe pa shpresë në shtëpitë e tyre.

Por kush mban përgjegjësi për këto mungesa fondesh? Kujt duhet t’i drejtohen pensionistët e pafuqishëm fizikisht dhe moralisht?
Kjo nuk është hera e parë që ndodh kjo dukuri, por mesa duket heshtja e ka lejuar të zvarritet çdo fillim muaji.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH