Sociale

Zbulojeni tani! WhatsApp vjen me një risi interesante për përdoruesit

Shkruar nga Liberale

Zbulojeni tani! WhatsApp vjen me një risi interesante për

WhatsApp po vazhdon të përmirësojë ndërveprimet mes përdoruesve me disa risi interesante. Një nga to është mundësia për të vendosur “Like” në statuset e miqve. Kjo lejon shprehjen e përkrahjes për publikimet, ndërsa preferencat mbeten private, duke u shfaqur vetëm në listën e shikimeve.

Përveç kësaj, tani mund të përmendni deri në pesë kontakte në një status pa i zbuluar emrat e tyre për të tjerët. Ata që janë përmendur do të marrin një njoftim dhe do të kenë mundësinë të rishpërndajnë përmbajtjen.

Për video-calls, WhatsApp ka sjellë 10 filtra dhe 10 sfondet e reja për t’i bërë bisedat më argëtuese dhe personale. Këto risi synojnë të rrisin përvojën e përdoruesve dhe të nxisin më shumë ndërveprime.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH