Sociale

Magnezi apo Kalciumi? Ja cili është më i rëndësishëm për kocka të forta

Shkruar nga Liberale

Magnezi apo Kalciumi? Ja cili është më i

Burimi më i mirë për kalciumin

Ekspertët shpjegojnë se ushqimi mbetet burimi më i mirë për kalciumin.

Sipas tyre, njerëzit që përftojnë sasinë e rekomandueshme të kalciumit nga ushqimet nuk kanë nevojë për suplemente shtesë. Ata shprehen se ndonëse nevoja për suplementet e vitaminës D është e madhe, marrja e sasive të mëdha të suplementeve të kalciumit rrit rrezikun e gurëve në veshka dhe problemeve të tjera me shëndetin.

Marrja e këtij mikroushqyesi nuk ka të njëjtin efekt si kalciumi që merret nga ushqimi.

Rëndësia e dozave të magnezit për organizmin

Dozat e magnezit të marrë nga burime ushqimore janë të rëndësishme në shtimin e mineraleve të kockave te fëmijët.

Këta të fundit kanë nevojë për shumë ushqyes që të kenë kocka të shëndetshme, dhe magnezi është një prej tyre. Kalciumi është gjithashtu i rëndësishëm, por fëmijët dhe adoleshentët që marrin doza të ulëta të këtij minerali, kanë më shumë nevojë për magnez.

Ky mineral ka një rol thelbësor në tretjen dhe asimilimin e kalciumit nga organizmi dhe në cilësinë e kockave.

Doza e Rekomanduar Ditore për magnezin është 350-400 mg, por trupi mund të ketë nevojë për dyfishin e saj për të funksionuar në mënyrë ideale. Për një performancë më të mirë, merrni magnez gjatë ditës në sasi të vogla.

Burimet më të pasura të magnezit janë ushqimet, ndaj sigurohuni të konsumoni më shumë barishte, spinaq, pazi, avokado, fiq, fara kungulli, fasule të zeza, arrorë, banane dhe kakao.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH