Sociale

Zbardhet jug-lindja e vendit, ja si paraqitet situata në akset kryesore rrugore

Shkruar nga Liberale
Zbardhet jug-lindja e vendit, ja si paraqitet situata në akset kryesore

Reshjet e dëborës kanë përfshirë mëngjesin e sotëm pjesën më të madhe të rrugëve nacionale të juglindjes së vendit.

Mësohet se dëborë ka pasur në aksin rrugor Korçë – Kapshticë, Boboshticë – Dardhë, Ersekë – Leskovik, Voskop – Voskopojë, reshje që kanë shkuar deri në 5 cm.

Është dashur ndërhyrja e firmave kontraktore për të bërë pastrimin dhe kriposjen e të gjitha këtyre akseve, rrugë që janë të kalueshme pa probleme.

Policia Rrugore u kërkon drejtuesve të mjeteve që përdorin këto rrugë nacionale të kenë mjetet e tyre të pajisura me goma dimërore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH