Sociale

Youtuberi i njohur IShowSpeed mbërrin në Tiranë, pritet nga të rinjtë shqiptar, takohet me Ramën

Shkruar nga Liberale

Youtuberi i njohur IShowSpeed mbërrin në Tiranë, pritet nga

Youtuberi i njohur IShowSpeed ndodhet në Shqipëri. Prezenca e tij ka bërë që shumë të rinj të dalin në qendër të Tiranës, duke ndjekur çdo lëvizje të Speed.

Të gjithë udhëtimin e tij në Tiranë, Speed e ka të filmuar në video, madje ai ndodhet live në Youtube. Aty shihet sesi të rinjtë e ndjekin në çdo hap. Kërkesa e tij e vetme është që të takohet me Presidentin e Shqipërisë, por mesa duket do takohet me kryeministrin e vendin, Edi Rama.

Ai është futur brenda kryeministrisë dhe po takohet me Ramën.

Kujtojmë se Speed numëron 25.3 milionë ndjekës në Youtube.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH