Sociale

Vuani nga ankthi? Ja si ndikon natyra dhe çfarë efektesh sjell tek ju

Shkruar nga Liberale

Vuani nga ankthi? Ja si ndikon natyra dhe çfarë efektesh sjell tek

Njerëzit që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, apo që ndihen të plogësht gjatë përditshmërisë bëhen shpesh “peng” i shtëpisë dhe divanit, duke u strukur aty për orë të tëra dhe duke mos pasur aspak dëshirë për të lëvizur jashtë.

Mendimet ankthioze dhe shqetësimet bëhen shoqëruesit e tyre dhe kësisoj zgjidhja bëhet gjithnjë e më e vështirë. Por, a e dini se natyra dhe thjesht ajri i pastër mund të bëjnë një super ndryshim, duke sjellë njëherësh edhe plot përfitime fizike dhe mendore te njerëzit?

Ja më kryesoret prej tyre:

-Ju ekspozoheni më shumë ndaj vitaminës D

Ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj dritës së diellit ndihmon në prodhimin e vitaminës D nga trupi. Kjo lëndë ushqyese ndikon në shëndetin e kockave, përfshirë edhe parandalimin e sëmundjeve të shumta auto-imune dhe kronike.

Ambientet natyrore dhe hapësirat e gjelbra janë në thelb shumë qetësuese dhe studimet kanë zbuluar se kalimi i kohës në natyrë mund të zvogëlojnë ndjeshëm stresin, ankthin dhe depresionin.

-Përmirësoni funksionin njohës

Ndërveprimi me natyrën mund të rrisin aftësitë njohëse, veçanërisht në fusha të tilla si përqendrimi, zgjidhja e problemeve dhe kreativiteti. Stimujt që vijnë nga mjediset natyrore duket se angazhojnë trurin në mënyra të ndryshme dhe të dobishme.

-Përmirësoni cilësinë e gjumit

Një studim i vitit 2021 zbuloi se koha e kaluar jashtë në mëngjes mund të përmirësojë cilësinë e gjumit. Nga ana tjetër, një gjumë i dobët dhe i çrregullt sjellë probleme shëndetësore nga ato me shëndetin mendor, zemrën etj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH