Prindër dhe qytetarë të shumtë janë mbledhur këtë të shtunë tek shkolla “Fan Noli”, në kryeqytet, 6 ditë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij, Mario Perlleshi.
Ata kanë lexuar disa kërkesa drejtuar qeverisë, mes tyre dhe dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu, si dhe kanë paralajmëruar protestë ditën e hënë në orën 17:00.
“I detyrohemi Martinit, i detyrohemi fëmijëve tanë”, tha Migen Qeraxhi nga Qëndresa Qytetare.