Meteorologu Hakil Osmani ka bërë parashikimin e motit përgjatë javës ku theksoi se vendi ynë ditën e sotme do të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike, ndërsa theksoi se do të kalime të shpeshta të vranësira që pritet ë jenë më të dukshme në pjesën e dytë të ditës.
“Vendi ynë ditën e sotme do të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që të kemi intervale të gjata, me kthjellime dhe kalime të shpeshta të vranësirave që më të dukshme do të bëhen në pjesën e dytë të ditës.
Vranësirat e shpeshta do të vijojnë, edhe përgjatë ditës së martë duke bërë që të kemi rritje të lagështirës në ajër dhe në zonat veriperëndimore mund të momente të pakta me reshje shiu, kryesisht në orët e para të mëngjesit. Në orët e vona të mbrëmjes do të kemi prezente reshjet e dëborës kryesisht në verilindore dhe në juglindje të territorit shqiptar.
Dita e enjte pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta. Ditën e premte do të kemi vranësira të dukshme në të gjithë territorin shqiptar, duke bërë që në Ultësirën Perëndimore të kemi momente të pakta të reshjeve të shiut."