Sociale

Vranësira dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për ditën e nesërme

Shkruar nga Liberale

Vranësira dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për ditën e

Ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat gradualisht do të vijnë në dendësim. Reshjet e shiut me intensitet të ulët do të bëhen prezente fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën qëndrore të vendit.

Në orët e pasdites në veriperëndim reshjet fitojnë intensitet mesatar deri të lartë ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshje shiu me intensitet të ulët.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 18m/sek. Deti i forcës 4-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 12 deri 28°C

në zonat e ulëta 14 deri 34°C

në zonat bregdetare 16 deri 32°C

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH