Sociale

“Voyages et Tourisme”: Shqipëria, ndër destinacionet më të mira turistike

Shkruar nga Liberale

“Voyages et Tourisme”: Shqipëria, ndër destinacionet

Revista franceze rekomandon të vizitohet qyteti i Sarandës për peisazhet dhe kostot e ulëta në akomodim dhe ushqim

Saranda është promovuar nga revista e njohur franceze “Voyages et Tourisme” përmes një artikulli ku rendit arsyet pse qyteti bregdetar duhet të jetë në listën e udhëtarëve të huaj.

E vendosur në zemër të bregdetit të bukur shqiptar, Saranda është cilësuar shpesh kryeqyteti jozyrtar i “Rivierës Shqiptare”.

Ky qytet piktoresk është pesë orë larg me makinë nga Tirana. Dhe duket se i përket një bote tjetër, një bote ku koha ngadalësohet dhe bukuria natyrore merr shkëlqimin e saj të plotë shkruhet në artikull. Ndryshe nga destinacionet e tjera të njohura evropiane, Saranda ofron akomodim të përballueshëm dhe shërbime cilësore.

“Voyages et Tourisme”: Shqipëria, ndër destinacionet

Nëse turistët e huaj janë në kërkim të një hoteli buzë detit apo një apartamenti komod në qytet, Saranda i plotëson të gjitha këto kërkesa.

Qyteti është i famshëm gjithashtu edhe për kuzhinën, ku ushqimet e freskëta të detit janë gjithmonë në menu. Restorantet lokale, shpesh të vendosura buzë detit, ofrojnë jo vetëm gatime të shijshme, por edhe pamje mahnitëse të detit Jon, duke e bërë çdo vakt të paharrueshëm.

Së fundmi, pritja e ngrohtë e banorëve të Sarandës është një fakt tjetër që vlen të theksohet. Ata përshkruhen si njerëzit më miqësorë në Ballkan.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH