Sociale

Vjen kthesa e madhe/ Si pritet moti javën e fundit të janarit?

Shkruar nga Liberale

Vjen kthesa e madhe/ Si pritet moti javën e fundit të janarit?

Java e fundit e janarit do të jetë kryesisht me kushte të qëndrueshme atmosferike, të ftohta dhe të thata me origjinë veriore.

Gjatë fundjavës moti do të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin. Në fundjavë do të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme dhe mot të kthjellët në të gjithë territorin.

Temperaturat pritet të kapin vlerat miniimale -5 dhe-6 gradë Celsius dhe ato të ulëta dhe bregdetare 0 dhe 2 gradë Celsius.

Javën e ardhshme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, moti parashikohet i kthjellët dhe me vranësira kalimtare. Në relievet malore temperaturat minimale do të jenë -12 gradë celsius, ndërsa ato bregdetare -5 gradë celsius.

Era do të jetë kryesisht e lehtë, me shpejtësi të lehtë. Por përgjatë këtyre ditëve do të jetë më intensive.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH