Sociale

Vjen dimri në Shqipëri! Nesër temperaturat pritet të zbresin nën zero

Shkruar nga Liberale

Vjen dimri në Shqipëri! Nesër temperaturat pritet të zbresin

Këtë të diel vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe i ftohtë, si pasojë e masave ajrore të thata dhe ftohta me origjinë Lindore që kanë përfshirë Ballkanin prej disa ditësh.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie të tyre duke u luhatur nga -2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Shkodrës deri në 20°C vlera maksimale. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verilindor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.
Për javën që presim, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Me masa ajrore kryesisht të ftohta e vlera të larta të presionit atmosferik. 

Ditët e hënë e martë e premte vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti pritet të jetë i kthjellët e vranësira deri mesatar. Shikim i reduktuar nga prezenca e mjegullës së dendur / mjegullinës në orët e mëngjesit e të mbrëmjes në zonat luginore. Era pritet të jetë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë veriperëndimorë e lugina 12-14m/sek shoqëruar me valëzim 1-3 ballë.

Ditët e mërkurë e enjte moti pritet të jetë me alterime kthjellimesh të herëpasherëshme dhe vranësira deri të dendura, të cilat pritet të pasohen në pjesën më të madhe të territorit me reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurta shoqëruar hera – herës me shkarkesa elektrike. Shikim i reduktuar nga prezenca e mjegullës së dendur / mjegullinës në orët e mëngjesit e të mbrëmjes si dhe në momentin e reshjeve. Era pritet të jetë me drejtin verilindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina 8-10m/sek shoqëruar me valëzim 1-2ballë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH