Moti mori një kthesë të papritur në orët e mbrëmjes së të hënës (26 gusht), duke sjellë në disa qytete të vendit reshje shiu e breshëri në formë stuhie. Në një intervistë për Report Tv meteorologia Anira Gjoni tha se mot me shtrëngata dhe reshje shiu pritet që të ketë edhe pas mesditës së nesërme si dhe të enjten.
‘Shtrëngata të tilla janë të njohura për pjesën e fundit të verës, pasi muajt tranzitore mes ndërrimit të stinëve njihen për fenomene të tilla si stuhitë apo shtrëngata. Sjellin problematika pasi janë shoqëruar gjithmonë me breshër dhe bubullima. Ditën e sotme nuk presim që të kemi shtrëngata, por për ditën e e mërkurë, të enjte dhe të premte do të jenë sërish prezent moti me shtrëngata dhe reshje shiu.
Për ditën e mërkurë presim rreth drekës që të kemi serish shtrëngata dhe stuhi në zonat lokale, përgjithësisht do të jenë të përhapura në të gjithë vendin. Nuk do të kemi ulje temperaturash, por nuk presim të kemi një rënie drastike.’- tha Gjoni.