Ekonomi

ÇUDIRA SHQIPTARE/ "Agrokredit” e krijuar nga shteti për mbështetjen e bujqësisë, jep kredi të buta për orendi shtëpiake

Shkruar nga Liberale
ÇUDIRA SHQIPTARE/ "Agrokredit” e krijuar nga shteti për

“Agrokredit” është një tjetër sh.a. me pronësi tërësisht shtetërore. Ajo ka 30 filiale në të gjithë vendin dhe punëson 130 persona.

Rasti u trajtua në Inside Story, në Top Channel. E krijuar si OJF nga qeveria shqiptare më 1999 me qëllim mbështetjen me financime me interes 2% të zonave malore, u shndërrua në shoqëri aksionere në vitin 2009 dhe më 2019-ën ndryshoi emrin në “Agrokredit”.

Ndryshe nga misioni që ka, të dhëna të ndryshme zyrtare zbulojnë se kreditë e buta që jep kjo shoqëri mund të përfitohen edhe nëse nuk keni lidhje me bujqësinë.

Një raport i KLSH që auditoi 35 raste që ishin mbështetur me kredi përgjatë vitit 2021, në 16 raste kreditë janë marrë me blerje orendish shtëpiake, rinovim shtëpie dhe rikonstruksion banese, shumë larg misionit që ka kjo ShA shtetërore.

Ky subjekt me aktivitet financiar, ndonëse ka disbursuar një vlerë të madhe parash, që shkon në 90 milionë, tre vitet e fundit të raportimit ka dalë me humbje.

“Dalja me humbje përtej një periudhe të caktuar, nëse ndodh në një biznes privat, është rregulluar me humbje e çregjistron kompani përtej një kohe të caktuar, nëse për tre vite të njëpasnjëshme çregjistrohet në mënyrë automatike.

Por ky nuk është rasti i kompanive shtetërore që për fat të keq vazhdojnë të gllabërojnë miliona të buxhetit, të japin me qira asete të rëndësishme dhe të krijojnë borxhe ndaj ujit energjisë”,  u shpreh eksperti i ekonomisë, Zef Preçi

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH