Sociale

U konfirmua në detyrë në 2023, KPA shkarkon prokurorin e Dibrës, Urim Buci

Shkruar nga Liberale
U konfirmua në detyrë në 2023, KPA shkarkon prokurorin e

Kokegji i Posaçëm i Apelimit, ka shkarkuar sot prokurorin e Dibrës, Urim Buci, i cili ishte konfirmuar në detyrë në prill të vitit 2023 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Kujtojmë se Urim Buci u konfirmua me shumicë votash në 2023, por vendimi u ankimua në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit mbi bazën e një rekomandimi të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Komisionerja Publike, Irena Nino, ka qenë ajo që ka parashtruar argumentet e saj për mungesë të burimeve financiare të Bucit në ndërtimin e një shtëpie tre kate + papafingo së bashku me të vëllanë dhe kunatin, si dhe për konflikt interesi në lidhjen e një kontrate qiradhënie me Bashkinë Kamëz, duke kërkuar kështu shkarkimin e këtij subjekti rivlerësimi.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 25/2023, datë 20.06.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 651, datë 27.04.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Urim Buci.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

– Ndryshimin e vendimit nr. 651, datë 27.04.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Urim Buci.

– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall në Tiranë, më datë 26.02.2024.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH