Sociale

Tërhoqi zvarrë qenin me makinë, e pëson keq shoferi në Tiranë, ja sa u gjobit

Shkruar nga Liberale

Tërhoqi zvarrë qenin me makinë, e pëson keq shoferi në

Policia e Tiranës ka vënë në hetim dhe ka gjobitur me 60 mijë lekë drejtuesin e mjetit, i cili tërhiqte një qen zvarrë nëpër rrugë.

Uniformat blu të kryeqytetit bëjnë me dije se qeni i është dorëzuar shërbimeve të specializuara të Bashkisë.

"Komisariati i Policisë Rrugore dhe Komisariati i Policisë Nr. 6, gjatë patrullimeve në terren, kanë konstatuar shtetasin Sh. I., duke tërhequr me makinë një kafshë shtëpiake (qen). Shtetasi Sh. I., është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale "Keqtrajtimi i kafshëve", si dhe është gjobitur me 6.000 lekë sipas Kodit Rrugor, ndërsa kafsha shtëpiake iu dorëzua shërbimeve të specializuara të Bashkisë.

Videoja e këtij rasti është publikuar dhe në rrjete sociale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë", njofton policia. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH