Sociale

Temperaturat ulen ndjeshëm, parashikimi i MOTIT për sot, 14 shtator 2024

Shkruar nga Liberale

Temperaturat ulen ndjeshëm, parashikimi i MOTIT për sot, 14 shtator

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash mesatare dhe të dendura ndërsa nuk do të mungojnë intervale të herëpasherëshme me diell. Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24 orëshit  me intensitet të ulët dhe mesatar.

Reshjet e shiut do të vijojnë të jenë të herëpasherëshme gjatë gjithë ditës në formën e shtrëngatave po ashtu dhe rrebeshe të shpejta afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në intervale të shkurtra kohore në veriperëndim dhe pjesërisht në qendër të vendit reshjet e shiut parashikohen me intensitet deri të lartë në formën e stuhive të cilat mund të shfaqen poroblematike.

Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve.

Era parashikohet të fryjë nga kuadrati I perëndimit  me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi 12-18m/sek. Deti i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dyja vlerat.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH