Sociale

Temperaturat arrijnë deri në 43 gradë celcius ditën e nesërme, këto qytete do të "piqen"

Shkruar nga Liberale

Temperaturat arrijnë deri në 43 gradë celcius ditën e

Shqipëria prej ditësh është nën "pushtimin" e temperaturave përvëluese.

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta.

Temperaturat pritet të arrijnë deri në 42 gradë celcius. Qarqet më të nxehta do të jenë Tirana, Berati dhe Elbasani.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i perëndimi dhe shpejtësi mesatare 2-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 8-10m/sek.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH