Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave në një intervistë për Report Tv, ka treguar se ky dimër të jetë më i ftohtë se vitet e kaluara.
“Sivjet temperaturat e ulëta nisën më herët. Ky dimër pritet të jetë më i ftohtë dhe me temperatura më të ulëta se gjatë viteve të fundit" tha Anira Gjoni duke theksuar se temperaturat do shkojnë deri në 0 gradë.
Përsa i përket kësaj jave të parë të dhjetorit Gjoni nënvizoi se dita e sotme dhe e marta do të karakterizohen nga temperatura të ulëta, ndërsa nga e enjtja rikthehen reshjet e shiut
Temperaturat parashikohen:
Në zonat bregedetare 8 deri në 14 gradë celcius
Në zonat e ulëta ku përfshihet edhe kryeqyteti 5 deri në 13 gradë celcius
Në zonat malore -1 gradë deri në 6 gradë celcuis
“Në veri dhe lindje reshjet priten në formën e dëborës, ndërsa në pjesën tjetër të terrirorit do të kemi reshje shiu. Megjithëse ashtu si reshjet e dëborës dhe të shiut do të jenë me intensitet të ulët”, theksoi Gjoni.