Sociale

Temperatura të ulëta në Kukës, trashësia e borës arrin deri në 30 cm

Shkruar nga Liberale

Temperatura të ulëta në Kukës, trashësia e borës

Qarku i Kukësit është zgjuar mëngjesin e së shtunës i mbuluar nga dëbora. Bëhet e ditur reshjet e dendura të borës kanë rënë gjatë gjithë natës dhe vijojnë ende.

Trashësia e dëborës ka shkuar deri në 15-30 cm.

Sipas informacioneve, rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht me goma dimërore. Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk raportohen problematika. Ndërkohë, qyteti i Kukësit dhe Njësia Administrative Zapod janë duke u furnizuar me energji elektrike në mënyrë të pjesshme

Ndërsa, në qytetin e Krumës dhe atë të Bajram Currit nuk ka ndërprerje të energjisë elektrike. E gjithë pjesa tjetër e Qarkut ka mbetur aktualisht në terr. Furnizimi me ujë të pijshëm është normal.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH