Sociale

Temperatura të larta dhe ditë me diell, javën e ardhshme mund të planifikoni pushime në bregdet

Shkruar nga Liberale

Temperatura të larta dhe ditë me diell, javën e ardhshme mund

Kushte të qëndrueshme atmosferike me ditë dhe orë të plota me diell për javën e ardhshme në vendin tonë. 

Kjo situatë vjen si pasojë e depërtimit të pazakontë për periudhën që ndodhemi të Anticiklonit Afrikan ndërsa më pas depërtimi gradual edhe i Anticiklonit të Azoreve (depërtim i zakonshëm për periudhën që ndodhemi).

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët për të gjitha ditët e javës përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në mesditë dhe pasdite.

Për shkak të stinës së pranverës temperaturat në vlerat e mëngjesit do të mbeten relativisht të freskëta. Ndërsa në vlerat e mesditës priten vlera mbi mesataren mujore klimaterike për vendin tonë me rreth 7-8 grad celcius më shumë (duke marr1% parasysh vlerat 29-30 gradë celcius).

Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë kryesisht e lehtë me shpejtësi mesatare 1-5 m/s dhe drejtim kryesor veriperëndim-jugperëndim por në mesditë dhe pasdite përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi mesatare deri në 6-8 m/s. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH