Sociale

Temperatura të ulëta në Korçë/ 21 qytetarë përfundojnë me fraktura në spital për shkak të ngricave

Shkruar nga Liberale

Temperatura të ulëta në Korçë/  21 qytetarë

Rreth 21 qytetarë me fraktura janë trajtuar në spitalin rajonal të Korçës edhe në atë të Pogradecit. Shkak janë bërë shtresat e akullit ne rrugicat e qytetit që pasuan pas reshjeve intensive të dëborës dhe uljes se ndjeshme të temperaturave disa gradë nën zero.

Sipas mjekëve rastet që paraqiten në spital janë më shumë, por jo të gjitha janë me fraktura. Ne spitalin e Pogradecit janë trajtuar 13 raste ndërsa në atë të Korçës 8 raste ndërkohë që 2 prej rasteve me te rënda janë transportuar për mjekim me te specializuar në Tiranë.

Qytetarët thonë se gjatë këtyre fiteve kanë treguar kujdes të shtuar dhe kanë shmangur lëvizjet e panevojshme pasi në rrugicat e qytetit ka prezence të madhe të akullit. Ndërkohë mjekët bëjnë apel për qytetarët që të bëjnë kujdes gjatë ecjes në rrugë sidomos për moshat e treta të cilët rrezikojnë me shumë për fraktura të rënda në rast se rrëzohen në akull.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH