Sociale

Të sëmurët i çonin te klinikat e tyre private. Pas skandalit shkarkohet edhe ish-zv.drejtoresha e QSUT!

Shkruar nga Liberale

Të sëmurët i çonin te klinikat e tyre private. Pas

Ish-zv.drejtoresha e QSUT, Brikena Qirjazi, dy mjekët dhe koordinatori i Onkologjikut janë shkarkuar nga detyra me urdhër të ministres Albana Koçiu, pas zbulimit të skandalit ku pacientëve me tumor nuk u ofrohej shërbimi, po ri dërgonin në privat.

Brikena Qirjazi ka qenë zv.drejtoreshë e QSUT gjatë kohës që është kryer kjo skemë, ndërsa aktualisht mbante pozicionin e shefes së ORL-së.

Ministrja e Shëndetësisë tha se ndjen neveri për këtë situatë dhe se ata mjekë nuk mund të ndotin bluzat e bardha. “Ngjarja të krijon një neveri të madhe, mbi të gjitha bëhet fjalë për jetë njerëzish, apo kur flasim për punonjës të sistemit të shëndetësisë, të cilët misionin e tyre primar kanë humanizmin, shpëtimin e jetës së njerëzve, ndihmën shëndetësore për ta. Është ngjarje e paprecedentë, jam e neveritur nga kjo histori”, tha Koçiu.

Skandali në spitalin e Onkologjikut u zbulua nga Prokuroria e Tiranës pas denoncimit të një familjari. Prokuroria zbuloi se pacientëve që ishin të sëmurë me tumor këta mjekë nuk i jepnin shërbimin, por i orientonin që të shkonin te klinika private “Megis” në pronësi të mjekut Edmond Gashi. Në dosje është evidentuar edhe një tjetër skandal, ku të sëmurëve që bënin kimioterapi në Onkologjik nuk u jepej doza e plotë e ilaçeve, dhe kjo dozë nxirrej më pas në shitje në disa farmaci në Tiranë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH