Sociale

Të gjitha të qëllimshme, kush i vë zjarret në bregdet gjatë sezonit veror?!

Shkruar nga Liberale

Të gjitha të qëllimshme, kush i vë zjarret në bregdet

Të paktën 1635 punonjës policie janë të dedikuar për mbarëvajtjen e sigurisë gjatë sezonit veror sipas planit të prezantuar “Safe Stay in Albania”.

Pjesë e kësaj strategjie janë edhe kontrollet për sigurinë nga zjarret në bizneset akomoduese.

Në vitin 2021, nëna me 3 fëmijët, djalin 12-vjeç, vajzat 15 dhe 19 vjeçe ndërruan jetë pas shpërthimit të bombolës së gazit në hotelin e familjes së tyre në Velipojë. Por, këto ngjarje janë njëra anë e medaljes.

Vitet e fundit kurora e Vlorës dhe Karaburuni janë shkrumbuar nga zjarret. Thuajse të gjitha rastet kanë qenë zjarrvënie të qëllimshme. Ka informacione konfidenciale të strukturave inteligjente që ngrenë dyshime për qëllime sabotuese të sezonit.Edhe këtë vit, Shqipëria nuk ka flotë të mjaftueshme për përballimin e emergjencave të tilla, një situatë alarmuese që kërkon marrjen e masave sa nuk është vonë…

Këtë sezon veror, ajo që është prezantuar si një masë e re është ngritja e “Trupës së Ndërhyrjes Teknike”, e cila parashikon bashkëveprimin dhe koordinimin mes Urgjencës Mjekësore, Zjarrfikëses dhe Policisë së Shtetit, në raste ngjarjesh. Plani parashikon që këto shërbime, do të operojnë së bashku në disa pika kyçe dhe mjaft të populluara.

Siguria është A-ja e një sezoni veror për të garantuar mbërritjen e turistëve të huaj, por, ajo ecën së bashku me komponentët e tjerë. Ne kemi bërë një vëzhgim të vijës bregdetare nga Veriu në Jug ku duket se sezoni i ri, mbart probleme të vjetra… Marrë nga Top Channel

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH