Sociale

Stuhi dhe breshër në Leskovik, probleme në furnizimin me energji elektrike

Shkruar nga Liberale

Stuhi dhe breshër në Leskovik, probleme në furnizimin me energji

Reshje të shumta shiu shoqëruar me era të forta kanë goditur mbrëmjen e së enjtes qytetin e Leskovikut dhe rrethinat.

Nga stuhia mësohet se janë rrëzuar pemë dekorative brenda qytetit ndërkohë që reshjet e shiut janë shoqëruar edhe me breshër për disa minuta.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se nga stuhia janë shkaktuar probleme për sa i përket furnizimit me energji elektrike jo vetëm në qytetin e Leskovikut por dhe në disa fshatra në afërsi të këtij qyteti.

Grupet e punës të OSSHE janë në terren për rikthimin e energjisë elektrike.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH