Sociale

‘Studente e infermierisë, po shkonte te tezja që do operohej’, flasin dëshmitarët e aksidentit ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare

Shkruar nga Liberale

‘Studente e infermierisë, po shkonte te tezja që do

Shoferi dyshohet se humbi ndjenjat.
Një aksident i rëndë ndodhi në Greqi. Një 20-vjeçare shqiptare së bashku me një 68-vjeçare, teksa po prisnin autobusin në stacionin Patridas Veria, ku u përplasën për vdekje nga një makinë e cila po ecte në drejtim të kundërt dhe humbi kontrollin.

Si pasojë e përplasjes gjeti vdekjen e menjëhershme 68-vjeçarja, e cila nga përplasja u hodh rreth 25 metra larg, ndërsa 20-vjeçarja u dërgua në spital, por su mbijetoi plagëve.
20-vjeçarja shqiptare, Elisa Doka, vazhdonte studimet për infermieri dhe shokët e saj të klasës thanë se ajo shkonte të vizitonte tezen në

“Ajo kishte ardhur nga Giannica në fshat për të parë tezen e saj që do të operohej. Ajo po priste në stacionin e autobusit për të marrë autobusin për të shkuar në spital”, thanë shokët e saj të klasës në TEI.
“Ajo ishte vajza shumë e mirë”, -shtuan ata.

Sa i takon 68-vjeçares dëshmitarët thanë:
‘Ne po kërkonim zonjën për të gjetur se ku ishte, ajo ishte hedhur 25 m larg. Kishte kaluar kangjellat.’- tha një dëshmitar.
‘Menduam se kishte tërmet’, tha një banor i një shtëpie në atë zonë. “Ai theu betonin dhe e hodhi gruan tutje”, shtoi ai.
'E keqja është se të gjithë ecin në fshat me 100km/h”, tha një tjetër banor.
‘Ne zbritëm dhe pamë se çfarë ndodhi. Kishte një zhurmë të madhe, u ndie si tërmet? Nuk ka fjalë, çfarë të them. Humbëm një nga fqinjët tanë më të rinj. Pashë makinën në oborrin tim dhe gruaja u hodh 25 metra. Nuk e pashë fare vajzën. Të dy prisnin të shkonin në Veri. Shoferi tha se kishte marramendje’, tha një banor, duke përshkruar pamjet tronditëse që ka parë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH