Sociale

Spartak Ngjela tregon historinë shokuese: Një vajzë e re, shumë e bukur, më kërkoi takim urgjent…ishte dhunuar!

Shkruar nga Liberale

Spartak Ngjela tregon historinë shokuese: Një vajzë e re,

Avokati Spartak Ngjela tregoi një histori të një vajze të re, e cila i ka kërkuar që të takohen në mënyrë urgjente.

Ngjela thotë se vajza e re, rreth 19-vjeç, i ka treguar se përmes një statusi në faqen e tij të Facebook, dhe pasi nuk ia ka dalë, e ka dhunuar. Ngjela thotë se vajza i ka kërkuar mendim nëse duhet ta denoncojë apo jo, pasi i kishte ende shenjat në trup, por avokati i ka thënë: Jo, i thashë, mos e denonco, sepse je e virgjër, dhe nuk të intereson për personalitetin tënd femëror. Asgjë serioze nuk të ka shkaktuar dot ai", tha Ngjela përmes një statusi në faqen e tij të Facebook.

Postimi i Ngjelës

Para disa ditësh më kërkoi një vajzë në telefonin tim celular dhe më kërkoi një takim urgjent. Ia lashë takimin jashtë, në një kafene me barin në oborr..

Ishte shumë e bukur dhe më foli me një shqipe të qartë.  Avokat…më kanë dhunuar, më tha, sapo u ul në tryezë. Dhe ishte shumë e shqetësuar.

Të kanë dhunuar, apo të kanë përdhunuar? E pyeta unë.

Jo… ai nuk më përdhunoi dot, dhe më dhunoi se i thashë që isha e virgjër.

E kuptoj, i thashë unë. Dhe vijova:

Jam 19 për 20 më tha; dhe jam studente e vitit të dytë.

Por, ajo vijoi sërish me një pyetje.

Avokat, a ta denoncoj?… se i kam shenjat ende në trup, më tha.

Jo, i thashë, mos e denonco, sepse je e virgjër, dhe nuk të intereson për personalitetin tënd femëror. Asgjë serioze nuk të ka shkaktuar dot ai.

Mos e denonco, i thashë unë sërish, por mos e harro hakmarrjen, sepse ti je edhe e bukur, edhe e mençur.

Të kuptoj shumë mirë më tha ajo, dhe me takoi me lotë në sy.

Duke ikur, më tha serish: hakmarrje, avokat! – por e pashë që tani ishte shumë e qetë.

Po, i thashë unë… por keni kohë, i vijova ngadalë.

Ju kuptoj shumë mirë, më tha.

Dhe ajo iku e u nda prej meje e gëzuar.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH