Sociale

Situata epidemiologjike në vend, ministrja Koçiu mbledh drejtuesit e strukturave shëndetësore, APEL qytetarëve: Vaksinohuni!

Shkruar nga Liberale

Situata epidemiologjike në vend, ministrja Koçiu mbledh drejtuesit e

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ka mbledhur sot drejtuesit e strukturave shëndetësore për të vlerësuar situatën epidemiologjike në vend. Raportohet për shtim të ndjeshëm të vizitave dhe një rritje të shtimeve në spitale, si pasojë e gripit që po qarkullon këto ditë.

Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi së fundmi se mbi 19 mijë persona në javë kanë kërkuar ndihmën e mjekut për shkak të infeksioneve në rrugët e frymëmarrjes javën e fundit në vendin tonë. Përballë shifrave të tilla, ISHP konfirmon pragun e epidemisë e gripi dhe situatën e renduar epidemiologjike në vend.

Postimi i ministres Koçiu:   

Nisur nga vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend, u mblodhëm sot me drejtuesit e strukturave shëndetësore, ku u përqendruam në raportimin mbi masat që po zbatohen për të përballuar situatën e gripit dhe për të garantuar mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Vaksinimi mbetet mënyra më efikase për të parandaluar komplikacionet nga gripi.

Strukturat shëndetësore janë në gadishmëri duke kryer:

Monitorimin e situatës aktuale të gripit në vend;

Vijimin e vaksinimit falas kundër gripit për grupet e rrezikuara;

Ndërgjegjësimin e qytetarëve për ndjekjen e rekomandimeve për minimizimin e transmetimit dhe parandalimin e virozave të stinës;

Përforcimin e survejancës për infeksionet respiratorë, në mbrojtje të shëndetit publik.

Parandalimi fillon me një veprim të thjeshtë: vaksinimin. Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH