Sociale

Si u tentua te eliminohej Avni Rustemi me një aksident të inskenuar

Shkruar nga Liberale

Si u tentua te eliminohej Avni Rustemi me një aksident të inskenuar

Dje ishte 100-vjetori i vdekjes i Avni Rustemit, i njohur si atentatori i Esat Pashë Toptanit në Paris në 13 qershor 1920

Pasi u kthye në Shqipëri Avni Rustemi u prit me entuziazëm të madh. Elita politike brenda vendit, por edhe fuqi të huaja e kishin përdorur atë për të eliminuar ose për të marrë përsipër vrasjen e rivalit të tyre politik, Esat Pashë Toptanit.

Megjithatë, pas përfundimit të këtij “misioni” Avniu, ashtu si çdo ‘killer’, nuk i duhej me askujt...

Tentativa e parë për ta eliminuar, duke iu referuar shtypit të kohës dhe disa burimeve të pakonfirmuara sa duhet, i përket janarit të vitit 1921, kur gjatë kthimit nga Vlora drejt Tiranës, makina me të cilën udhëtonte së bashku me shoferin pësoi aksident.

Sipas gazetës “Koha” nr.30, 29 janar 1921, “Avniu tonë shpëtoi faqe bardhë po duan të thonë se shoferi ishte i porositur”.

Se sa i sakte ishte ky njoftim, mbetet për tu verifikuar. Ajo që është e vërtetë është se vrasja e tij ishte çështje kohe...

Hasan Bello

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH