Sociale

Si t'a zbuloni në qoftë se ajo po çmendet pas teje? Ndiqni këto këshilla

Shkruar nga Liberale

Si t'a zbuloni në qoftë se ajo po çmendet pas teje? Ndiqni

Gratë dhe vajzat nuk janë shumë të lehta për t'u kuptuar prandaj në qoftë se doni të zbuloni më shumë rreth tyre do duhet t'i studioni ato dhe t'i kushtoni vëmendje disa detajeve në sjelljen e tyre.

Shikoni pozicionin e këmbëve të saja

Këmbët e zgjatura dhe kyçet e kryqëzuar janë shenjë e mosbesimit apo edhe përbuzjes. Kur një femër ndihet komode pranë jush dhe është e interesuar, kyçet e këmbëve të saj asnjëherë nuk do të jenë të kryqëzuar.

Nëse këmbët e saja janë të kryqëzuara, kushtoni vëmendje gishtave të saj. Gishtat e këmbëve të saj janë si gjilpëra e një kompasi. Nëse janë të drejtuar kah ju, kjo do të thotë se asaj i pëlqeni dhe se dëshiron t’ju njoh më mirë, transmeton Telegrafi.

Përpiqet të ulet më afër jush

Kur dy persona janë brenda të së njëjtës dhomë, distanca mes tyre mund të thotë shumë për lidhjen e tyre.

– Nëse asaj i pëlqeni, ajo do të përpiqet të ulet afër jush, edhe nëse i vjen turp.

– Një metodë tjetër për ta zbuluar nëse vërtet i pëlqeni asaj: afrohuni në zonën e saj të komfortit (përafërsisht gjysmë metre nga fytyra e saj). Nëse ajo lëvizë pas, kjo është shenjë e keqe. Por nëse vazhdon të komunikojë me ju pavarësisht afërsisë, atëherë asaj i pëlqeni.

E mban shpinën drejt dhe i shfaqë gjokset

Në mënyrë që të krijojë përshtypje të mirë, femra e cila është e tërhequr pas juve do ta mbajë shpinën e saj drejt dhe do t’i shfaqë gjokset. Besoni apo jo, kjo është shenjë e zakonshme dhe vështirë injorohet!

E kopjon pozën apo gjestet tuaja

Kushtoni vëmendje nëse ajo po i kopjon gjestet, pozën apo sjelljet tua. P.sh., nëse ju si mashkull i prekni flokët dhe të njëjtën e bën ajo një minutë më vonë, atëherë kjo është shenjë se po i pëlqeni.

Ky imitim ndodh instinktivisht dhe do të thotë se ajo po përpiqet t’ju kuptojë më mirë dhe të gjejë diçka të përbashkët. Meqë ra fjala, kjo i referohet dy gjinive!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH