Sociale

Si ndikon kafeja në shëndetin e trurit!

Shkruar nga Liberale

Si ndikon kafeja në shëndetin e trurit!

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave e Doganave, një shqiptar konsumon mesatarisht 3.1 kilogramë kafe në vit.

Në fakt kafeja është më e fortë se çaji, e kjo për shkak të nivelit të lartë të kafeinës.

Ekspertet shprehen se nëse nuk teprohet, kafeja është një e mirë për shëndetin e trurit tonë.

Por sipas tyre, sekreti i kësaj të mire nuk qëndron tek niveli i kafeinës, por tek pjekja e kokrrave të saj.

Përgjatë pjekjes, këto kokrra lëshojnë disa substanca, të cilësuara si kyçe për mbrojtjen e shëndetit të trurit.

Për të arritur në këtë konkluzion janë analizuar tre lloje kafesh, të pjekur fortë, lehtë dhe atë pa kafeinë por të pjekur fortë.

Rezultoi se përgjatë procesit të pjekjes lëshohet një substancë e quajtur fenilindanes, e cila i jep kafesë shijen e hidhur.

Kjo substancë pengon aktivizimin proteinave toksike në tru, të cilat luajnë faktor kyç në shfaqjen e sëmundjeve të Alzheimerit dhe Parkinsonit.

Pavarësisht benefitit të mirë që na jep kafeja, është e rëndësishme të mos teprohet konsumi i saj.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH