Sociale

Si ndikon dieta me kalori të ulëta në trupin tonë?

Shkruar nga Liberale

Si ndikon dieta me kalori të ulëta në trupin tonë?

Dieta luan rol kryesor në mënyrën se si trupi ynë moshohet, ndaj studiuesit kanë nisur një seri kërkimesh për të kuptuar lidhjen e kalorive dhe ushqimit me mënyrën si funksionon organizimi. Shumë studime në kafshë ka zbuluar se limitimi i kalorive rrit jetëgjatësinë, efekt ky i vlefshëm edhe te njerëzit.

“Ka shumë arsye pse ulja e kalorive mund të ndikojë në shtimin e jetëgjatësisë, por kjo teori është ende në studim”, deklaron Waylon Hastings, studiues në shkollën e mjeksisë “Tulane”.

Më tej, ai shpjegon në teori se gjithçka ndodh në qelizë nga ushqimi luan rol me rëndësi për këtë teori.

“Kur kosumohet energjia brenda një qelize, mbetjet e atij procesi shkaktojnë stres oksidativ që dëmton ADN-në dhe e shkatërron qelizën. Kur qeliza e një personi konsumon më pak energji prej deficitit kalorik, ka më pak humbje dhe qeliza nuk thyhet aq shpejt”, shpjegon Hastings.

Në vazhdimësi të këtij procesi, theksohet se çdo qelizë që vdes, riprodhohet nga trupi mes materialit të ADN-së. Mosha, stresi, sëmundjet, dieta dhe materiali genetik, të gjitha kanë ndikimin e tyre në riprodhimin e qelizave.

Për të eksploruar këto efekte, u studiuan 175 persona për 24 muaj me ulje kalorish në dietë.

Pas një viti në dietë me kalori të ulëta, pjesëmarrësit i humbën të ashtuquajturit telomeres që përmbajnë materialin genetik të qelizës më shpejt sesa personat me dietë standarde. Por pas dy vitesh kur pesha e tyre u normalizua, po ndodhte e kundërta.

“Ky studim tregon sa komplekse është ulja e kalorive dhe efektet e saj në trup”, u shprehën studiuesit.

Si përfundim, kërkohet që të ndërmerren më shumë studime për të kuptuar se si kaloritë mund të zgjasin jetën e njerëzve, megjithatë ky studim ka zbuluar disa detaje që inkurajojnë dietat që në thelb kanë uljen e kalorive.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH