Sociale

Shuhen 7 vatra zjarri, 4 ende aktive

Shkruar nga Liberale
Shuhen 7 vatra zjarri, 4 ende aktive

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se nga 11 vatra zjarri të evidentuara në territorin e vendit gjatë 24 orëve të fundit, 7 prej tyre janë shuar, ndërsa 4 janë aktive.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, vijon puna për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Kakodhiq në bashkinë e Delvinës, i cili ndihmuar edhe nga temperaturat e larta dhe era flakët përparuan në drejtim të fshatrave Derviçan dhe Goranxi në Dropull të Poshtëm.

Në ndihmë të strukturave operacionale të pushtetit vendor, për shuarjen e zjarrit janë bashkuar dhe 25 efektivë të Forcave të Armatosura.

Puna vijon edhe për izolimin e zjarrit pranë liqeneve të Lurës.

Gjatë ditës së sotme janë duke operuar 50 forca nga FA dhe punonjës të MZSH nga bashkia Dibër.

Aktualisht nuk ka asnjë rrezik për zonat e banuara.

Forcat zjarrfikëse janë duke punuar për shuarjen edhe të dy vatrave të regjistruara në Vaun e Dejës, njëra në fshatin Dush dhe tjetra në fshatin Karmë. Të dyja vatrat nuk paraqesin rrezik për banesat.

Ministria e Mbrojtjes shpreh mirënjohje për dhjetëra forca operacionale, zjarrfikës, efektivë të Forcave të Armatosura, Policisë, Shërbimit Pyjor, Zonave të Mbrojtura dhe vullnetarë që po sakrifikojnë në këto temperatura të larta.

Gjithashtu MM apelon banorët të kontaktojnë pa vonesë strukturat vendore në rast të evidentimit të një vatre zjarri, për të shmangur përhapjen e tyre në territor më të gjerë./Liberale.al/

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH